Ndërroni pllakën mbështetëse (shih figurën B)

Shënim: Zëvendësojeni menjëherë një pllakë mbështetëse (4) të dëmtuar.

Hiqni kapuçin prej sfungjeri/lëkure qengji. Zhvidhosni plotësisht 4 vidat (9) (duke përdorur një kaçavidë T20) dhe hiqni pllakën mbështetëse (4). Vendosni pllakën e re mbështetëse (4) sipër dhe shtrëngoni përsëri vidat.

Shënim: Kur vendosni pllakën mbështetëse, sigurohuni që dhëmbët e drejtuesit të futen në prerjet e pllakës mbështetëse.

Shënim: Një bartës i dëmtuar i pllakës mbështetëse (8) mund të ndërrohet vetëm nga një qendër e autorizuar e shërbimit të klientit për veglat elektrike Bosch.