Instalimi
- Sigurohuni që kablloja mes kunjit të saldimit dhe stacionit të saldimit nuk është përdredhur ose dëmtuar. Mos e përdorni hekurin e saldimit nëse kablloja është dëmtuar.
Hapni kapakun (5) e stacionit të saldimit. Kapaku mund të fiksohet në 3 kënde të ndryshme hapjeje.
Për të ndezur hekurin e saldimit, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (8). Drita treguese e statusit (12) ndizet.
Me anë të kontrollit të temperaturës (8) mund të rregulloni vazhdimisht temperaturën e saldimit ndërmjet 250 °C dhe 450 °C. Rrotulloni çelësin e kontrollit të temperaturës (8) duke e vendosur shigjetën te temperatura që doni sipas emërtimit te çelësi i kontrollit të temperaturës.
Për ta fikur hekurin e saldimit, shtypni përsëri çelësin e ndezjes/fikjes (8). Drita treguese e statusit (12) pulson në ngjyrë të kuqe.
Vendoseni kunjin e saldimit (4) derisa të bëjë një zhurmë kërcitëse te mbajtësja (6) në kapakun e stacionit të saldimit. Mbylleni kapakun (5) e stacionit të saldimit (9).
Për të mbrojtur baterinë e majës së saldimit, hekuri i saldimit kalon automatikisht në Standby Modus 15 minuta pas shtypjes ës fundit të çelësit të ndezjes/fikjes kontrollit të temperaturës (8). Temperatura e majës së saldimit reduktohet në 250 °C, dhe drita treguese e statusit (12) pulson në ngjyrë të verdhë.
Për të aktivizuar hekurin e saldimit, shtypni ose rrotulloni çelësin e ndezjes/fikjes/kontrollin e temperaturës (8). Standby Modus përfundon dhe maja e saldimit nxehet sipas temperaturës së caktuar (drita treguese e statusit (12) pulson në ngjyrë jeshile).
Nëse hekuri i saldimit nuk aktivizohet, ai fiket automatikisht pasi ka qëndruar 45 minuta në Standby Modus.
Shënim: Nëse hekuri i saldimit duhet të fiket në Standby Modus, në fillim shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (8) për ta aktivizuar dhe më pas kalojeni përsëri në gjendje të fikur.
Drita treguese e statusit (12) tregon temperaturën e majës së saldimit:
Treguesi i statusit | Kuptimi |
|---|---|
Pulson jeshile | Maja e saldimit ngrohet/ftohet derisa të arrihet temperatura e caktuar. |
Ndizet i gjelbër | Temperatura e caktuar është arritur. |
Pulson e verdhë | Standby Modus (temperatura ulet në 250 °C) |
Pulson e kuqe | Maja e saldimit ftohet pas fikjes. |
Shënim: Nëse bateria hiqet menjëherë pas fikjes, ekrani i statusit fiket (12) dhe nuk paralajmëron më për majën e nxehtë të saldimit. Vendoseni kunjin e saldimit (4) te mbajtësja (6) në kapakun e stacionit të karikimit për të parandaluar kontaktin aksidental me majën e saldimit.