Ndërrimi i majës së saldimit (shih figurën A)
Përdorni majën e saldimit të përshtatshme për përdorimin përkatës.Përdorni vetëm Bosch-maja saldimi.
Për të ndërruar majën e saldimit, rrotulloni dadon e fiksimit (3) në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Hiqni dadon e fiksimit dhe mbështjellësin (2) e majës së saldimit.
Hiqni majën e saldimit (1) dhe vendosni një majë tjetër saldimi (1).
Vendosni përsëri mbështjellësin (2) dhe dadon e fiksimit (3). Shtrëngoni dadon e fiksimit në drejtim të akrepave të orës me dorë.