Udhëzime sigurie për të gjitha aplikimet
- Kjo vegël me korrent është bërë që të shërbejë së vegël prerjeje, smerilimi, pastrimi me tel, lustrimi, ose gdhendjeje. Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, instruksionet, ilustrimet dhe specifikimet e ofruara me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rëndë.
- Me këtë vegël me korrent nuk rekomandohet të bëhen veprime të tilla si, prerja tejpërtej. Veprimet për të cilat ky mjet nuk është krijuar mund të krijojnë rreziqe dhe lëndime fizike.
- Mos përdorni aksesorë të cilët nuk janë krijuar specifikisht dhe nuk rekomandohen nga prodhuesi i mjetit. Vetëm ngaqë një mjet mund të lidhet me këtë mjet me korrent nuk është garanci se do të punojë në mënyrë të sigurt.
- Shpejtësia nominale e aksesorëve të fërkimit duhet të jetë të paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale të shënuar në veglën me korrent. Aksesorët e fërkimit që punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre nominale mund të thyhen dhe të fluturojnë.
- Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit duhet të jetë brenda kapacitetit të mjetit me korrent. Akesorët me përmasa të gabuara nuk mund të kontrollohen siç duhet.
- Madhësia e aksit të rrotave, rrotëzat e fërkimit ose çdo aksesor tjetër duhet të puthitet mirë me aksin ose koletën e veglës me korrent. Aksesorët që nuk përputhen me pjesën e montimit të mjetit me korrent do të humbasin ekuilibrin, do të dridhen tepër dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
- Rrotat e montuara në mandrinë, rrotëzat fërkuese, prerëset ose aksesorët e tjerë duhet të futen plotësisht në koletë ose mandrinë. Nëse mandrina nuk mbahet siç duhet dhe/ose pjesa e dalë e rrotës është tepër e gjatë, rrota e montuar mund të lirohet dhe të dalë me shpejtësi të lartë.
- Mos e përdorni një aksesor nëse është dëmtuar. Para se ta përdorni, kontrolloni aksesorin, si për shembull disqet për të parë nëse kanë ciflosje ose plasaritje, rrotëzat fërkuese për të parë nëse janë ciflosur, grisur ose konsumuar tepër, furçën e telit për të parë nëse kanë tela të liruar ose të këputur. Nëse mjeti me korrent ose aksesori rrëzohet, kontrollojeni për të parë nëse është dëmtuar ose instaloni një aksesor të padëmtuar. Pasi ta keni kontrolluar dhe të keni instaluar një aksesor, ju dhe personat pranë duhet të qëndroni larg planit të aksesorit rrotullues dhe ta vini mjetin në punë në shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë. Normalisht, aksesorët e dëmtuar thyhen gjatë kësaj prove.
- Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Në varësi të punës, përdorni maskë, mbrojtëse fytyre ose syze sigurie. Sipas nevojës, vendosni maskë për pluhurin, kufje mbrojtëse, doreza dhe përparëse pune që mund t'i ndalojë copëzat e vogla gërryese ose copëzat e materialeve të punës. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në gjendje të ndalojnë copëzat fluturuese që krijohen nga punët e ndryshme. Maska e pluhurit ose respiratori duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat që krijohen nga puna juaj. Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj zhurmës me intensitet të lartë mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
- Mbajini personat rrotull në një distancë të sigurt nga vendi i punës. Kushdo që futet në zonën e punës duhet të vendosë pajisje personale mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë lëndime fizike edhe më larg vendit ku punohet.
- Kapeni mjetin me korrent vetëm nga sipërfaqet e izoluara të kapjes kur bëni ndonjë punë në të cilën aksesori prerës mund të prekë telat e fshehur. Nëse mjeti prerës bie në kontakt me një tel me korrent, kjo mund të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të mjetit të marrin korrent dhe t'i shkaktojnë operatorit goditje elektrike.
- Kapeni gjithnjë fort mjetin në dorë ose në duar gjatë vënies në punë. Forca reaguese e motorit, ndërsa arrin shpejtësi të plotë, mund të bëjë që mjeti të përdridhet.
- Përdorni kapëset për ta mbajtur materialin sa herë që është praktike. Kur materiali është i vogël, asnjëherë mos e kapni me njërën dorë dhe me dorën tjetër mjetin ndërsa është duke u përdorur. Kapja e një materiali të vogël ju jep mundësi që të përdorni dorën ose duart për të kontrolluar mjetin. Materialet e rrumbullakëta, si upat ose tubat kanë prirjen të rrotullohen kur priten, dhe kjo mund të bëjë që puntoja të bllokohet ose të kërcejë drejt jush.
- Mos e lini asnjëherë mjetin me korrent derisa aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që rrotullohet mund të kapë sipërfaqen dhe të shkaktojë humbjen e kontrollit të mjetit me korrent.
- Pas ndryshimit të puntove ose pasi të keni bërë rregullime, sigurohuni që dadoja e koletës, mandrina ose ndonjë mjet tjetër rregullimi të jetë shtrënguar mirë. Pajisjet e liruara të rregullimit mund të lëvizin papritur, duke shkaktuar humbje të kontrollit, dhe pjesët rrotulluese të liruara do të fluturojnë me forcë.
- Mos e vini në punë mjetin me korrent ndërkohë që e mbani anash. Kontakti padashur me aksesorin rrotullues mund t'ju kapë rrobat, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
- Pastrojini rregullisht hapësirat e ajrimit të mjetit me korrent. Ventilatori i motorit tërheq pluhur brenda trupit dhe grumbullimi i tepërt i pluhurit të metalit mund të shkaktojë goditje elektrike.
- Mos e vini mjetin me korrent në punë pranë materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin këto materiale.
- Mos përdorni aksesorë që kanë nevojë për ftohës të lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë të lëngshëm mund të shkaktojë goditje elektrike.
Goditja mbrapsht është një reagim i papritur ndaj kafshimit ose bllokimit të diskut rrotullues, diskut zmerilues, furçës ose të ndonjë aksesori tjetër. Kafshimi ose bllokimi shkakton ndalim të papritur të aksesorit rrotullues, i cili në këmbim bën që mjeti me korrent të shkojë me forcë në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të kundërt të rrotullimit të aksesorit.
Për shembull, nëse një disk bllokohet ose kafshohet nga materiali i punës, buza e diskut që futet te pika e kafshimit mund të dalë në sipërfaqe të materialit duke shkaktuar që disku të dalë ose të kërcejë me forcë. Disku ose mund të kërcejë operatorit, ose drejt tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në pikën e kafshimit. Gjithashtu disqet gërryese mund të thyhen në situata të tilla.
Goditja mbrapsht është pasojë e keqpërdorimit të mjetit dhe/ose e procedurave ose kushteve të gabuara të punimit, e cila mund të shmanget duke marrë masat parandaluese të mëposhtme.
- Kapeni fort mjetin me korrent me të dyja duart dhe poziciononi trupin dhe krahun në mënyrë të tillë që t'u rezistoni forcave të goditjes mbrapsht. Operatori mund të kontrollojë forcat e goditjes mbrapsht, nëse merren masa parandaluese të përshtatshme.
- Bëni shumë kujdes kur punoni në cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimin dhe rrëshqitjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimi kanë prirjen që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të shkaktojnë humbje të kontrollit ose goditje mbrapsht.
- Mos vendosni disk sharre me dhëmbë. Këto thika krijojnë goditje mbrapsht të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
- Kalojeni gjithnjë punton te materiali në të njëjtin drejtim në të cilin ana e prerjes del nga materiali (i cili është i njëjti drejtim në të cilin hidhen ciflat). Kalimi i mjetit në drejtim të gabuar bën që ana e prerjes së puntos të ngrihet nga materiali dhe ta tërheqë mjetin në drejtim të këtij kalimi.
- Kur përdorni lima rrotulluese, prerëse me shpejtësi tëlartë ose prerëse prej karbidi tungsteni, fiksojeni gjithnjë mirë materialin. Këto disqe kapen nëse marrin pak pjerrësi në fole, dhe mund të godasin mbrapsht. Kur lima rrotulluese, prerësja me shpejtësi të lartë ose prerësja prej karbidi tungsteni thyhet, mund të kërcejë nga foleja dhe mund të humbni kontrollin e veglës.
- Mbani parasysh se fijet e telit fluturojnë nga furça edhe gjatë punimit normal. Mos shkaktoni tepër stres në tela duke ushtruar tepër forcë te furça. Fijet prej teli mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose në lëkurë.
- Lërini furçat të punojnë shpejtësi normale për të paktën një minutë para se t'i përdorni. Gjatë kësaj kohe, askush nuk duhet të qëndrojë përpara ose në një vijë me furçën. Gjatë kohës fillestare të punimit, fijet ose telat e lirshëm do të shkëputen.
- Drejtojeni shkarkimin e furçës rrotulluese prej teli larg vetes. Grimcat e vogla dhe copëzat e vogla të telit do të shkëputen me shpejtësi të lartë gjatë përdorimit të këtyre furçave dhe mund të ngulen në lëkurë.
- Mos i prekni disqet e fërkimit derisa të jenë ftohur. Disqet mund të nxehen shumë gjatë punës.
- Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.
- Vegla elektrike nuk është e përshtatshme për funksionim të palëvizshëm. Për shembull, nuk duhet të fiksohet në një fiksuese ose të ngjitet në një tavolinë pune.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
| Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
- Mos e vendosni dorën në një vijë mbrapa diskut prerës. Kur disku, në pikën e punës, lëviz larg dorës suaj, goditja mbrapsht e mundshme mund ta shtyjë diskun dhe veglën drejtpërdrejt te ju.
