Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë
3 LED jeshil të treguesit të nivelit të karikimit të baterisë (15) tregojnë nivelin e karikimit të baterisë.
LED | Kapaciteti |
|---|---|
Dritë e vazhdueshme 3 × jeshile | 60–100 % |
Dritë e vazhdueshme 2 × jeshile | 30–60 % |
Dritë e vazhdueshme 1 × jeshile | 5–30 % |
Dritë pulsuese 1 × jeshile | 0–5 % |
Mbrojtje nga mbingarkesa e varur nga temperatura
Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e rëndë ose tejkalohet diapazoni i lejuar i temperaturës së baterisë, shpejtësia zvogëlohet ose vegla elektrike fiket. Me shpejtësi të reduktuar, vegla elektrike punon përsëri me shpejtësi të plotë vetëm pasi të jetë arritur temperatura e lejuar e baterisë ose kur ngarkesa të jetë zvogëluar. Në rast fikje automatike, fikni veglën elektrike, lëreni baterinë të ftohet dhe ndizni sërish veglën elektrike.