Paralajmërime të mëtejshme
- Kur montoni një sharrë tavolinë, vishni doreza mbrojtëse. Kjo paraqet rrezik sigurie.
- Mos përdorni tehe sharre çeliku HSS. Tehë të tillë sharre mund të thyhen lehtësisht.
- Përdorni vetëm disqe sharre që përputhen me specifikimet e dhëna në këtë manual përdorimi, dhe që janë testuar dhe shënuar në përputhje me EN 847-1
- Mos e përdorni asnjëherë veglën pa insertin e tavolinës. Ndërrojeni insertin e tavolinës nëse ka defekt. Nëse nuk përdoren inserte tavoline në gjendje perfekte, mund të ndodhin lëndime prej sharrës.
- Mbajeni të pastër vendin tuaj të punës. Përzierjet e materialeve janë veçanërisht të rrezikshme. Pluhuri i lehtë i metalit mund të digjet ose të shpërthejë.
- Zgjidhni diskun e sharrës që është e përshtatshme për materialin me të cilin doni të punoni.
- Përdorni vetëm disqe sharre të rekomanduar nga prodhuesi i veglës me korrent dhe që janë të përshtatshme për t'u përdorur në materialin që doni të sharroni.
- Shtyjeni materialin drejt diskut të sharrës vetëm kur është në punë. Përndryshe ekziston rreziku i goditjes mbrapsht nëse disku i sharrës kapet te materiali.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
| Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
