Treguesi i nivelit të karikimit të baterisë
5 LED-et e ekranit LED tregojnë statusin e karikimit të baterisë.Treguesi LED ndizet për 5 s pas ndezjes.
LED | Kapaciteti |
---|---|
Dritë e vazhdueshme 5 × jeshile | 80–100% |
Dritë e vazhdueshme 4 × jeshile | 60–80% |
Dritë e vazhdueshme 3 × jeshile | 40–60% |
Dritë e vazhdueshme 2 × jeshile | 20–40% |
Dritë e vazhdueshme 1 × e verdhë | 1–20% |
Dritë e vazhdueshme 1 × e kuqe | 0–1% |
Mbrojtje nga mbingarkesa e varur nga temperatura
Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e rëndë ose tejkalohet diapazoni i lejuar i temperaturës së baterisë, shpejtësia zvogëlohet ose vegla elektrike fiket. Me shpejtësi të reduktuar, vegla elektrike punon përsëri me shpejtësi të plotë vetëm pasi të jetë arritur temperatura e lejuar e baterisë ose kur ngarkesa të jetë zvogëluar. Në rast fikje automatike, fikni veglën elektrike, lëreni baterinë të ftohet dhe ndizni sërish veglën elektrike.