GEX 12V-77: Ndërroni diskun smerilues (shih figurën E–F)
- Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Shënim: Zëvendësoni menjëherë një disk smerilues (2) të dëmtuar.
Hiqni letrën smeril.
Çmontimi: Mbani sipërfaqen e çelësit (11) në veglën elektrike të fiksuar me çelës (10) dhe rrotulloni diskun smerilues (2) në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta hequr atë (shih figurën E).
Pastroni të gjitha pjesët që do të montoni.
Montimi: Mbani sipërfaqen e çelësit (11) në veglën elektrike të fiksuar me çelës (10). Shtrëngoni diskun e ri smerilues (2) në drejtim të akrepave të orës (shih figurën F).
Shënim: Kur vendosni diskun smerilues, igurohuni që dhëmbët e drejtuesit të futen në vrimat e diskut smerilues.