Ndryshoni tamponin e lustrimit (shih figurën A)
Për të hequr tamponin e lustrimit (9),ngrijeni anash dhe tërhiqeni nga pllaka lustruese (3).
Përpara se të vendosni një tampon të ri lustrimi, hiqni papastërtitë dhe pluhurin nga pllaka lustruese (3), p.sh. me furçë.
Sipërfaqja e pllakës lustruese (3) përbëhet nga një pëlhurë ngjitëse në mënyrë që të mund të ngjitni tampona lustrues me ngjitës shpejt dhe me lehtësi.
Shtypni fort tamponin lustrues (9) në pjesën e poshtme të pllakës lustruese (3).