Udhëzime sigurie

Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë. Nëse nuk ndiqen informacionet dhe udhëzimet për sigurinë, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.

Ruajini këto udhëzime.

Përdoreni karikuesin vetëm nëse mund t'i kuptoni plotësisht të gjitha funksionet dhe ta përdorni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet e duhura.

Përdorni karikuesin vetëm brenda dhe mbajeni larg nga lagështia. Uji që futet në karikues rrit rrezikun e goditjeve elektrike.